
Federata Atletike e R.Maqedonisë së Veriut, dje (21.04.2022) në Shkup, organizoi garat në vrapimet shtafetore dhe në disciplinat e kërcimeve. Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, u paraqit në dy diciplina, një në stafet 4.100 Pioneret-femrat, në përbërje nga: Melisa Hajredini, Prina Hoxha, Arijana Ismaili dhe Stina Hoxha, të cilat u radhitën në vendin e pestë.Ndërsa në diciplinën kërcim së larti, talentja e klubit tonë Stina Hoxha, edhe pse është e lindur në vitin 2008, garoj me sportistet U18, duke arritur rezultat shumë të mirë dhe në fund u radhit në vendin e dytë.







