
Të dhënat për gjendjen me Covid-19 gjatë fundjavave do të publikohen çdo të hënë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga MSh theksojnë se ky vendim vjen me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, që në mbledhjen e fundit konstatoi se raporti i Institutit për Shëndet Publik- informacionet ditore për gjendjen me Covid-19 gjatë fundjavave, të përgatiten dhe të prezantohen çdo të hënë.