Qeveria ka përgatitur ligj të ri për falje. Përveç faljes së pjesshme dhe të plotë, zbutjes së dënimit ose masës së kujdesit, në zgjidhjen ligjore është parashikuar edhe rehabilitimi i parakohshëm.
Propozim-Ligji për falje, llojet e faljes
lirim të plotë ose të pjesshëm nga vuajtja e dënimit pas vendimit të plotfuqishëm;
ndryshimi i dënimit të shqiptuar me dënim më të butë nga lartësia e tij ose masë alternative;
ndryshimi i masës alternative me masë tjetër;
rehabilitimi i parakohshëm;
ndërprerja ose shkurtimi i pasojave juridike të cilat burojnë nga gjykimi;
ndërprerja ose shkurtimi i masave për siguri.
Rehabilitimi i parakohshëm i parashikuar me Kodin Penal nënkupton ndërprerje të parakohshme të dënimeve të cilët i thirren ndalesave, depërtimeve, pasojave juridike nga gjykimi dhe pastrimi i evidencës penale. Kjo dispozitë ligjore do t’i mundësonte që personat ndaj të cilëve përveç masës së dënimit i është shqiptuar edhe ndalesë për veprimtari kryesisht ekonomie, të mund të heqë të njëjtën përmes kërkesës për rehabilitim. Zgjidhja e ofruar ligjore jep mundësi që kërkesa për rehabilitim të bëhet edhe pas vjetërsimit të lëndës por edhe nuk varet nga lartësia e dënimit.
“Rehabilitimi i parakohshëm nuk është i kufizuar me faljen dhe as lartësinë e dënimit, as me llojin e veprës penale për të cilën është shqiptuar dënimi”, thuhet në Propozim-Ligjin për falje.
Presidenti Stevo Pendarovski tha se qëllimi i ndryshimeve ligjore është tek përcaktimi i fazës kur mund të falë presidenti.
“Ideja ishte dhe unë e mbështes atë qasje që Presidenti me propozim të Ministrisë së Drejtësisë të gëzon të drejtën e faljes vetëm pas vendimit të plotfuqishëm. 20 vitet e fundit kemi pasur kundërthënie të ndryshime nëse dikush e ka falur dikë politikisht në fazën e hershme të gjykimit, prandaj si në praktikat Evropiane duhet të lihet rrjedha e procesit gjyqësorë, të kryqëzohen argumentet e mbrojtjes dhe prokurorisë dhe në fund derisa presidenti vlerëson se ka hapësirë për përmirësim atëherë të ndërhyjë”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.
Rehabilitimi i parakohshëm do të mund të zbatohet edhe mbi gjobat, dënimet me kusht, vendimit të plotfuqishëm për lirim nga akuza dhe zbatimi i urdhrit për punë në dobi të përgjithshme. Me dispozitat e parapara rregullohet edhe e drejta e përsëritjes së lutjes për falje në përputhje me lartësinë e dënimit.