Arsim, qeveria propozoi rritje të rrogave

Qeveria në mbledhjen e 40 -të i obligoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, atë të Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Financave që me rishikimin e buxhetit të parashikojnë fonde për rritjen e pagave në arsimin fillor, të mesëm dhe mbrojtjes së fëmijëve në vlerë prej 10 %. Qeveria iu bëri thirrje drejtuesve të institucioneve shkollore, arsimtarëve dhe edukatorëve në institucionet parashkollore të vazhdojnë me mësimin, nxënësit të kthehen në shkolla dhe prindërit të vazhdojnë të dërgojnë fëmijët në çerdhe.

Qeveria formoi grup pune në të cilin bëjnë pjesë zv/kryeministri për çështje ekonomike Bytyqi, ministri i Financave Besimi, ministri i Arsimit Shaqiri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aliti , që të fillojnë procesin për negociata për marrëveshjen kolektive me sindikatën përkatëse dhe për metodologjinë për rritje të vazhdueshme të rrogave në sektorin publik. Ministria e Administratës obligohet që të nis procesin për përgatitjen e ligjit për pagat në sektorin publik.