Policia ka ftuar të marrë në pyetje dy nga studentët e UT-së të cilët protestojnë kundër profesores Besiana Mehmedi.
Alsat mëson se ftesa për tu paraqitur në polici kanë marrë studentët Ardi Lena dhe Bleron Veliu të cilët për momentin po merren në pyetje.
Sipas burimeve të Alsat, policia i ka thirrurr studentët me kërkesë të profesores Besiana Mehmedi, me qëllim konfirmimin e autenticitetit të videos së publikuar në youtube ku pretendohet se është zëri i profesores Mehmedi duke fyer dhe kërcënuar studentët.
Studentët e katedrës së Muzikës në Fakultetin e Arteve në UT, ditët e fundit i bojkotojnë ligjëratat, pasi kërkojnë që profesorja Besiana Mehmedi të japë dorëheqje për shkak të djelljes jo etike, fyerjeve dhe kërcënimeve ndaj studentëve.
Akuzat i ka hedhur poshtë profesorja.