Maqedoni, kufizohet shitja e vajit të gatimit për tregtarët në sasi të madhe

Prej 13.04.2022, për secilin blerës individual që do të blejë vaj luledielli për ushqim në objektet tregtare, gjatë ditës do të kufizohet shitja e sasisë së vogël në paketim të vetëm. Rekomandohet që të mos lejohet shitja e vajit të lulediellit për ushqim në sasi të mëdha, respektivisht sasi të paketuara në pako, ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së djeshme ka dërguar njoftim për të gjithë shitësit, me çka ka njoftuar që për shkak të rritjes së ndjeshme të blerjes së vajit të lulediellit ushqimor nga blerësit vendorë në raport me konsumin e rregullt të vajit të lulediellit ushqimor në amvisëri, si dhe nga blerësit e huaj, gjë që prish furnizimin e rregullt në tregun vendorë.

Për të ruajtur situatën aktuale në tregun vendorë me vajin e lulediellit për ushqim në dyqane dhe për të shmangur shfaqjen e mungesës së panevojshme të vajit të lulediellit për shitësit me pakicë, kufizimi për konsumatorët do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj 2022.

Luten të gjithë tregtarët me pakicë të njoftojnë menjëherë Inspektoratin Shtetëror të Tregut nëse një blerës kërkon të blejë sasi më të mëdha të vajit të lulediellit për ushqim gjatë ditës.