“Bully-Iana Mehmedi”, “’81-shi nuk është larg”, pa student nuk ka universitet, këto ishin vetëm disa nga sloganet e studentëve të muzikë të UT-së të cilët sot protestuan kundër, siç thonë, kërcënimeve dhe shantazheve të profesores Besiana Mehmedi si dhe vendimit të dekanatit të Fakultetit të Arteve i cili ndaj ankesave të studentëve, reagoi me vërejtje ndaj profesores.
Studentët e nisën protestën nga Qendra e Qytetit drejt Universitetit të Tetovës, ku hasën në dyer të mbyllura për të mos u futur në oborr.
Studentët thanë se nuk do të dorëzohen deri në dorëheqjen e profesores Besiana Mehmedi. Ata thanë se protesta është porosi për të gjithë studentët që të mos heshtin ndaj padrejtësive.
Protesta u mbështet edhe nga Forumi për ndryshime në Arsim. Blendi Hodai nga ky forum tha se universitetet nuk duhet të kenë “profesor që kapin studentë për fyti.
Në mbështetje të protestës ishte edhe ish studentja e profesores Besiana Mehmedi dhe mozikologe e diplomuar Elita Ziberi.
Nga dekanati i Arteve nuk komentojnë protestën e studentëve si dhe kërkesën e tyre për largimin e profesores Memedi.
Dekanati të martën vendosi që ti japë vërejtje me shkrim profesores, ndërsa studentëve tu japë mundësi për të mbajtur ligjërata me profesor të tjerë.
Por, ky vendim i dekanatit nuk ishte i pranueshëm për studentët të cilët vendosën të bojkotojnë tërësisht ligjëratat dhe të dalin në protesta.