Rusia kërcënon të godasë automjetet e NATO-s dhe ato Amerikane që do të transportojnë armë në Ukrainë. Zëvendësministri i jashtëm, Sergei Riabkov, tha se ato do të konsiderohen “shënjestra legjitime”.
“Ne po ua bëjmë të qartë amerikanëve dhe perëndimorëve të tjerë se përpjekjet për të ngadalësuar operacionin tonë special ushtarak dhe për të shkaktuar dëme maksimale në forcat ruse dhe formacionet e republikave të Donetsk dhe Luhansk do të shtypen ashpër”, u shpreh zyrtari rus.
Kjo deklaratë vjen teksa Uashingtoni pritet të njoftojë një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën prej 750 milionë dollarësh. Në paketën e re, do të ketë edhe sisteme të rënda artilerie tokësore si raketa dhe armë që mund të godasin deri në 70 km largësi.
Madje Pentagoni po shqyrton mundësinë e trajnimit të më shumë ushtarëve ukrainas në përdorimin e dronëve me çelës, të cilët SHBA po ia dërgon Kievit.