
Në shkollat fillore dhe të mesme dhe në kopshte sot do të vazhdojë greva e të punësuarve e cila filloi dje. Greva është e organizuar nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), të cilët kërkojnë rritjen e pagave në veprimtaritë e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve. Që të gjendet zgjidhje, është paralajmëruar takim i ri midis sindikatës dhe përfaqësuesve qeveritarë, i cili me siguri do të mbahet sot ose nesër.