Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Muhamed Zeqiri mbetet në paraburgim. Kështu ka vendosur Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup, pasdite vonë.
Ndaj Zeqirit është marrë kjo masë për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në dëshmitarë, ndërsa rreziku i përsëritjes së krimit është shfuqizuar.
Zeqiri dyshohet se ka përvetësuar një milion euro dhe ka keqpërdorur pozitën duke punësuar privatisht një firmë konsulente, në vend që ta bëjë këtë përmes procedurës së tenderit.