
Departamenti Amerikan i Shtetit futi në listën e zezë ish-kryeministrin Nikola Gruevski dhe ish shefin e policisë sekrete Saso Mijalkov në përgjigje të përfshirjes së tyre në korrupsion të madh.
Siç tha sot Departamenti i Shtetit, veprimet e tyre minojnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike dhe gërryejnë besimin e publikut në qeveri.
Përveç Gruevskit dhe Mijalkovit, Departamenti i Shtetit ka futur gjithashtu në listën e zezë anëtarët e familjes së tyre të ngushtë, duke i bërë të gjithë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Gruevski iku në Hungari në nëntor 2018, ku tani ka azil politik. Mijalkov u dënua me 12 vjet burg për përgjime masive dhe 8 vjet në shkallë të parë për rastin e blerjes së pajisjeve për përgjim.