Ukraina hap nëntë korridore humanitare

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk thotë se Kievi ka rënë dakord për nëntë korridore humanitare për të ndihmuar njerëzit t’i shpëtojnë luftimeve të ashpra në lindje të vendit.

“Të gjitha rrugët për korridoret humanitare në rajonin e Luhanskut do të funksionojnë për aq kohë sa të ketë një armëpushim nga trupat pushtuese ruse”, thotë Vereshchuk në një deklaratë në kanalin e saj Telegram.

Më herët guvernatori i rajonit Serhiy Gaidai shkroi në Telegram se do të ketë nëntë trena të dielën për banorët që duan të largohen.