Student të paditur apo “bullizëm” i Besianës nga i cili çuditërisht sulmohet edhe Ali Ahmeti…

Student të paditur apo “bullizëm” i Besianës nga i cili çuditërisht sulmohet edhe Ali Ahmeti… 

Nën akuzën e “bullizmit, që nënkupton fyerje dhe presion,në javën që lejm pas nga disa prej studentëve të saj u kryqëzua me sulme të ashpra Profesoresha e Fakultetit të Arteve pran UT-së Besiana Mehmedi.Kritika të cilat u nxitën nga televizioni nacional AlsatM e të cilat u pasuan nga portale të ndryshme.Media,disa nga të cilat për habi si imazh përcjellës të artistes vendosën portretin e Ali Ahmetit. Një qortim nën zë por krejtësisht i pakuptimtë ndaj Liderit Ahmeti.Një paragjykim që në dukje vendoste akuza dashakeqëse duke politizu qëllimshëm situatën e ku çuditërisht fajtori ishte Ali Ahmeti. Sikur ai ka emruar në pozita udhëheqëse artisten e dëshmuar si ndër më e mira e skenave shqiptare dhe që në këtë rast nuk është as dekane dhe as shefe departamenti por një pedagoge e cila meritueshëm është shëndrruar në një profesioniste e shquar në fushën e saj dhe ku asgjë të keqe nuk do kishte edhe nëse ushtronte funksione të larta shtetërore, përfaqësim i cili padyshim që do na nderonte.
-Konsiderat,ndaj të cilës nuk e shpreh për të luajtur rolin e avokatisë por për të gjykuar një fenomen mbi të cilin shfaqë pikpamjet e mija,bazuar në bindje për të cilat radhis argumentat mesa vijojn:
-Duke sjell në kujtesë këthimin e memories historike,kur atdhetarët mendjendritur të Rilindjes Kombëtare,ata që ideuan hapjen e shkollave shqipe,në emër të ngritjes së vetëdijes kombëtare e të nxjerrjes së kuadrove me cilësi,kishin kritere të rrepta,merrnin masa diciplinore e ndëshkimore deri në përjashtime si dhe nxënësit që nuk mësonin i përsërisnin në klas.Akte të cilat sot jo që nuk i dënojmë por shpesh herë i kujtojmë me nostalgji e që në thelb përgjegjësia e tyre për nxjerrjen e kuadrove të afta ka qenë lajkmotivi i vetëm,që për masat e ndërmarra sot ne ju shprehim mirënjohje sa herë i takojmë dhe e kujtojmë atë plejad të arsimdashësve me tipare të larta morale e kombëtare.
-Me këtë nuk justifikojë bullizmat,jo aspak përkundrazi.Ato janë të dënueshëme kur vijn si rrjedhojë e hakmarrjes apo inateve nga jeta private por jo kur qortimi dhe ndonjë fjalë e tepëruar ku në këtë rast nga pedagogëja vjen si një dëshprim kur studentët nuk kanë njohuri për personalitetet më të shuqara të botës së artit shqiptar,kur ata në vend të notave muzikore vizatojn lule në fletët e provimit apo kur disa prej tyre dështimin e studimeve duke ngel në vit të parë ndërkohë që është dashur të jenë në prag të diplomimit e justifikojnë me demostrime të formave të tilla.
-Do të kisha qenë mbështetësi më i fuqishëm i studentëve të “rrebeluar” edhe në rolin e prindrit edhe si drejtues i një mediumi që kam e të një portali që administrojë,nëse Profesoresha në fjalë do të akuzohej nën dëshmit e argumentuara nga studentët se këtë veprim “bullizmi”,ndaj tyre e ka ndërmarr me pretekstin se ata nuk kanë bler botime të pedagoges,se ajo përdor dhunë psiqike për faktin se ata nuk i kanë dhënë rryshfet për dhënje provimesh,se ata edhe pse janë të pregaditur në mësime ndëshkohen si pasojë e hakmarrjes.Fenomene të cilave ju shtohen edhe dukurit e amoralitetit e për të cilat fatkeqësisht nuk ka qenë egzistent në asnjë moment zëri i vetdijes studentore për ti denoncuar këto situata me të cilat ballafaqohet në shumë raste jeta universitare në mjedisin tonë.Por i dhanë jehonën e panevojshëme një rasti gjithsesi jo i këndshëm për një ambient akademik,por që në thelb ai sherr ka procesin studimor e jo dukurit e lartëpërmendura të cilat e ripotencojë,për fatin e keq të rinisë sonë nuk luftohen nga asnjë forum studentor.
-Sot shumë tema vazhdojnë të mbeten tabu,sepse ndjesia e frikës vazhdon të endet sipër nesh,përfshir ne mediave që “lehim” për fenomene të sajuara që të rrisim klikime në portalet tona dhe hezitojmë të pasqyrojmë përfaqësimin dinjitoz të artsitëve tanë kur ata marrin pjesë në evenimente të ndryshëme kombëtare e ndërkombëtare e që ndikojn në opinion në ngritjen e imazhit të popullit tonë,ku një nga to padyshim është edhe Besiana Mehmedi. Shenjë kjo e mjerimit intelektual dhe kulturor edhe e atyre që në emër të Forumit për Ndryshime në Arsim kërkojnë marrje masash deri në përjashtim ndaj Profesoreshës eminente dhe nuk guxojnë të luftojn dukurit e turpshme dhe të hartojn plane të studiuara për avancimin e arsimit tonë,ku një nga pikat kryesore duhet të jetë kërkesa për vendosjen e kritereve të forta diciplinore.E jo të mbështeten nisma nga student që prodhojnë përplasje nga të cilat duan të përfitojn diploma pa studiuar si dhe e atyre artistëve, mësimdhënësve apo prindërve që në këtë rast për fat të mirë janë minoranc në mediokritet e që duan të bëhen pjesë e historisë në emër të denoncimit të “bullizmit”,ndërkohë që janë të paaftë të bëjnë histori duke luftuar fenomenet e lartëpërmendura që janë shfaq si kancer në trupin e Universitetit .
-Në këtë rast,gjykojë se sfidat me të cilat ne duhet të përballemi duke pyetur veten nisur nga situata e krijuar në sistemin e arsimit tonë,është nëse më mirë të kemi sot student të paditur e me diploma apo pak masa ndëshkuese e diciplinore në formë presioni por që nesër të krenohemi me kuadrot tona të aftë në profesionet e tyre!?
-Kohën në të cilën jetojmë kemi nevoj për ngritjen e një armate të gjeneratave ku armën e tyre më të fortë të kenë dijen për të përfaqësuar kombin tonë kudo me dinjitet apo të prodhojm kuadro me diploma,por nga paaftësia që të ushtrojnë profesionin detyrohen të bëjnë punë tjera!?
-Përfaqësimi ynë si komb nesër në strukturat euro-atlantike ku ne kemi synim për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe në globin ku jetojmë, kërkon kuadro të afta apo injorant me diploma!?
-Andaj,intelektualët si pararendës të progresit shoqëror,për detyrë në këtë mision kanë nxjerrjn e studentëve të kualifikuar e që të jenë të denjë në përfaqësim. Përkushtim i cili nuk i ka munguar Besiana Mehmedit në anjë plan. As në aspektin moral,as profesional e as kombëtar.Është e vërtet se Basiana është shumë e rreptë për sa e njohë,por kjo ndodh kur bëhet fjalë në kërkesat që ka për të dhënë më të mirën e mundëshme nxënësit dhe studentët që ajo pregaditë.Ku dëshmi për këtë,kemi shfaqet e nivelit të lartë që ajo prezanton sa herë është në skenë apo kur një organizim i eventeve kulturore realizohet prej saj.Por po kaq e vërtet është se ajo këto norma i kërkonë njësoj për të gjithë pa përjashtim pa shfaqur dobësi ndaj njohjeve dhe farefisit të saj.E për këtë më besoni se ajo është vetja,sepse që në gjenez është e brumosur për të qenë e tillë nga babai saj ish-publicisti ndjer i përmasave kombëtare Qani Mehmedi,nga vetë pedagogët më të mirë që ka pas në formimin profesional në dy kryeqendrat tona shqiptare.Tipare me të cilat është rritur në skenë e që për ambiciet që ushqen flijon edhe veten për të arritur kulmin në krijimtarin e saj artistike sikurse sukseset dhe fama nuk i mungojnë.
-Sepse ajo është një nga artistet më të njohura të botës së artit shqiptar dhe si e tillë lehtësisht ka patur mundësi të cilën e ka edhe sot që të ligjëroi në Tiranë, Prishtinë e kudo tjetër por që fatmirësisht ajo ka zgjedh një sfidë në dhënjen e kontributit profesional këtu ku ne kemi më së shumti nevojë për profile të tilla e që për ironi të fatit gjithnjë këto personalitete të nivelit të lartë akademik,janë sulmuar nga mjedise ku dominon në masë të madhe zilia,egoizmi e inati.Vese të cilat vijn si rrjedhojë e një ambienti ku në shumicë sundon injoranca e ushqyer pikërishtë nga marrja me lehtësi e diplomave që prodhojnë arroganc nga mediokriteti që përfaqëson antivlera.U përpoqa që pikë referimi të kisha vlerat të cilave ju besojë sepse kriticizmi ushqen prirjen e ftohtësisë,ndërsa admirimi pasohet nga lëvdatat.Artistët e vërtet krijojnë Atdheun si ideal,krijimtaria e tyre është ushqim i shpirtit dhe lartësimit të ndërgjegjes sonë qytetare dhe kombëtare.Dhimbja sjellë lotët,vërtetësia sjellë besueshmërinë, bukuria sjellë admirimin, ndërsa nevoja e mbijetesës dhe etja shpirtërore për krijimtari sjellë përjetësinë.Ku dashur e pa dashur e këtyre përmasave është edhe artistja e pedagogëja jonë Besiana Mehmedi. Felenderime pafund Besian për sa i ke dhënë skenës sonë e mirënjohje paraprake për aq sa do vazhdoshë ti japish artit shqiptar si një vlerë e shtuar e kombit të cilit i takojmë. Së fundi në kushtet që ndodhemi gjatë agjerimit në muajin e shenjtë të Ramazanit, ngelet të lutem që Paqa qoft mbi të gjithë Ju pjesëtar të besimit e kombit tonë të përbashkët!
Me konsiderat nga Bekim Adili