
O besimtarë! Mos e kërkoni mirësinë gjetkë, kur atë e keni para duarve!
………………………………….
Kur rusët arritën në malet e Kaukazit në kohën e Imam Shamilit.
Imam Shamili e pyeti gjeneralin rus, “Pse keni ardh në tokën tonë dhe na luftoni pa asnjë arsye?”
Gjenerali u përgjigj: “Ne kemi ardhur tek ju barbarë, me kulturë dhe civilizim të sofistikuar”.
Imam Shamili thirri një ushtar musliman dhe i kërkoi atij që të hiqte këpucët dhe çorapët dhe t’i tregonte këmbët gjeneralit. Këmbët e tij shkëlqenin përshak abdesit që merrte pesë herë në ditë. Kur ai kërkoi të njëjtën gjë nga një ushtar rus, këmbët e tij ishin të ndyra dhe u vinte era nga larg.
Imam Shamil pastaj e pyeti: “Kështu pra, me këtë kulturë erdhët te ne?!”
Ishte koha kur, udhëhiqeshim nga liderë që nuk kishin frikë njerëzit dhe pozitat e tyre, por frikë kishin veç Zotin e njerëzve.
———————
