
Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov njoftoi se nga nesër me miratimin e shumicës do të fillohet greva ashtu siç është paralajmëruar.
Nedelkov sqaroi se protesta do të zhvillohet në të gjithë teritorin e RMV. Ai shtoi se deri më tani nuk kanë pasur përgjigje pozitive sa i përket kërkesave të tyre nga organet kompetente ndërsa sipas tij kjo grevë do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.