Në datat 9 dhe 10 prill 2022, në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 04:00, gjatë kontrolleve të kryera, punonjësit e policisë kanë konstatuar dhe gjobitur gjithsej 13 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit (Ohër 3, , Struga 2 dhe Kërçovë 8).
Në Ohër 7 këmbësorë janë gjetur duke kaluar nëpër rrugë në vendkalim të pashënuar për këmbësorë. Ndaj tyre janë ngritur urdhërpagesa për kundërvajtje, njofton MPB.