
Varre të tjera masive janë gjetur në Chernhiv. Sipas mediave, 700 ukrainas janë vrarë në qytetin verior të Ukrainës, ku secili varr ka nga një copë druri më të dhënat e të vdekurve.
Pamjet të cilat u shpërndanë nga deputetja ukrainase Lesia Vasylenko, vijnë pasi hetuesit mjeko-ligjorë filluan zhvarrosjen e një varri masiv në qytetin ukrainas.
Muajin e kaluar, kryetari i bashkisë së Chernihiv, Vladyslav Atroshenko tha se banorët e qytetit kishin mbetur të bllokuar pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë ndërsa forcat ruse rrethuan rajonin.