
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u zotua t’i ofrojë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky një udhërrëfyes më të shpejtë për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.
Von der Leyen i dorëzoi Zelenskyt një pyetësor i cili do të jetë një pikënisje për BE-në që të vendos rreth anëtarësimit të Kievit.
“Nuk do të jetë si zakonisht çështje vitesh për të formuar këtë mendim, por mendoj se është çështje javësh”, tha Der Leyen.