H. Ariz ef. Saiti- A është agjërimi shpëtim?

A është agjërimi shpëtim?

Jetojmë në kohë gënjeshtarësh, ngatërrestarësh, në një kohë kur bota është rraskapitur, kur gjithçka shihet përmes paras. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë durimi kërcen nga streha e tij e sigurt. Por është një tundim nga Zoti i dashur, Ai ende na mëson diçka të mirë neve si krijesa të vdekshme.Varet nga ne se si dhe kujt do t’i hapim derën e mirësisë sonë në rrugëtimin tonë jetësor.

Prandaj, për besimtarët Ramazani është shpëtim, pranverë në mes të stuhive, kohë kur shpirti kërkon paqen, e cila gjendet vetëm në lutjet e sinqerta. Agjërimi duhet të na mbrojë nga thashethemet, ai forcon vullnetin dhe edukon. Dhe këtë vit besimtarët do të ngrihen në syfyr, në syfyr do të kërkojnë si shpërblim bereqetin. Iftari do të jetë në rrethin e familjes, të afërmve, miqve si takim i dashur që na ka munguar.Në muajin e bekuar ripërtërihet dituria nga Kur’ani, ashtu siç ka ndodhur me shekuj.

Allahu është i kënaqur me ata që kanë zgjedhur Islamin për fenë e tyre. Ndoshta kjo është arsyeja pse kuptimi filologjik i fjalës Islam është një term që do të thotë bindje, paqe dhe siguri dhe pastërti nga veset e dukshme dhe të padukshme.

Nëpërmjet lutjeve, agjërimit të Ramazanit, besimtari pastrohet shpirtërisht dhe largohet nga e keqja që e rrethon çdo ditë.