Këngëtari i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi sot ishte i pranishëm në protestën e studentëve për t’u dhënë përkrahje studentëve.
“Unë jam në përkrahje të këtyre studentëve që me arsye kanë ngritur shqetësim. Ky shqetësim ekziston që moti dhe kam ardhur që t’i përkrahi”, tha Ziberi.
Ai u shpreh se profesoresha Besiana Mehemedi me vite e ka në gjak maltretimin dhe ofendimin.
“Unë jam në rrjedha dhe e di për shkak se kam pasur fëmiun dhe tani tjetrin këtu në fakultet dhe di ndodhitë që profesoresha bën ndaj studentëve”, u shpreh solisti Ziberi.