Nga data 28 mars deri më 3 prill ka pasur rënie prej 5,4 për qind të rasteve të reja dhe 45,5 për qind të vdekjeve nga COVID-19 në krahasim me javën e kaluar.
Ka 13.4 për qind më pak të shtruar në spital, ndërsa aktualisht janë 71 pacientë në spital.
Sipas raportit të fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik, nga 14.873 testime të kryera janë regjistruar 1.602 pozitive me koronavirus nga 30 qytete. Mbi gjysma (893 ose 55,7 për qind) janë nga Shkupi. Nga numri i përgjithshëm i konfirmuar, 272 ishin riinfeksione, që është rritje prej 1.5 për qind. Dymbëdhjetë vdekje u raportuan në tetë qytete.
Nga data 28 mars deri më 3 prill, janë regjistruar të infektuar në të gjitha grupmoshat, ndërsa më të prekur janë ata mbi 60 vjeç.
Në 93,5% të mostrave të ekzaminuara u vërtetua lloji BA.2 i omicronit (stealth).
Deri më 3 prill, 853.501 njerëz u vaksinuan plotësisht (me dy doza), ndërsa 154.693 morën dozën e tretë.