AGJËRIMI AKT I VULLNETIT TË LIRË!

AGJËRIMI AKT I VULLNETIT TË LIRË!
Nëse obligimet fetare pranohen si vlera, atëherë arrihet ataraksioni (qetësia shpirtërore)! Agjërimi është një “llogaritje hyjnore” 30 ditëshe, përmes të cilit njeriu e arrin të përmbajturit nga të gjitha ndjenjat dhe epshet! Agjërimi trajtohet si manifestim kolektiv që e forcon kompatibilitetin e brendshëm të bashkësisë duke vendosur harmoni frymore tek masat! Çdo shkelje me qëllim të agjërimit si obligim fetar, e dobëson kohezionin shpirtëror të bashkësisë, ajo e lodhë njeriun në vend që ta qetësoj! Zemra e agjëruesit është lartësuar mbi të gjitha sofrat e begatshme! Nuk ka agoni më të madhe, nëse njeriu e “burgos” një obligim që llogaritet si hyjnor! Nëse njeriu nuk mund të futet në brendësinë e shpirtit të tij me lutje, le të përpiqet që së paku ti afrohet përmes edukimit moral “asketik” agjërimit! Askush nuk mundet ta kuptoj vlerën e agjërimit nëse nuk e provon nga aspekti i tij, derisa bindja e tij nuk praktikohet dhe nuk ndahet me të tjerët! Agjërimi është akt i vullnetit të lire për të udhëhequr me vetëveten, dhe kërkon të veprohet në pajtim me frymën e kohës, për ta lehtësuar jetën! Në muajin e ramazanit arrihet unitet i asketizmit dhe humanizmit, i besimit dhe durimit ,i edukates dhe moralit! Agjëruesit mendojnë pozitivisht duke i zotëruar pasionet e errëta,që vlojnë brenda çdo personi, pa marrë parasysh gjendjen socale të tyre! Në muajin ramazan shëndeti shpirtëror është përbërja kryesore në trupin e personit! Agjërimi është fryti i solidaritetit,kurse solidariteti është fryti i kënaqësisë! Për shumë vjet!

Prof.Muhamet Borova