Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare.
Maqedonia e Veriut gjithsej popullsi rezidente ka 1.836.713, prej të cilëve 50.4% janë gra, ndërsa 49.6% janë meshkuj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas grupmoshës, përqindja më e madhe e popullsisë 7% – janë në grupmoshën 40-44 vjeç.
Një kuriozitet është se në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar 51 persona mbi 100 vjeç.
Ndryshe, sipas deklaratës së përkatësisë etnike, nga popullsia që jetojnë në RMV, 58,44% e popullsisë janë deklaruar si maqedonas, 24.30% si shqiptarë, 3.86% turq, 2.53% romë, 0.47% vllehë, 1.30% serbë dhe 0.87% si boshnjakë dhe të tjerë.
Regjistrimi i popullsisë u realizua vitin e kaluar nga 5 deri më 30 shtator.