Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se më shumë se 100 njerëz kanë vdekur në kryeqytetin ukrainas që kur Rusia filloi sulmet ndaj Ukrainës.
Ai shtoi se 82 ndërtesa shumëkatëshe janë shkatërruar në Kiev që nga shpërthimi i luftës, raporton BBC.
Klitschko bëri të ditur se katër fëmijë në qytet kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur.
Ai shtoi se qeveria nuk ka qenë në gjendje të identifikojë më shumë se 20 trupa në Kiev.