
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 1.192 testimeve të kryera kanë rezultuar 48 raste të reja me koronavirus, prej tyre 7 janë riinfeksione.
Në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 253 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 2 persona si pasojë e kovid-19. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 305.114, i të shëruarve në 294.072, të vdekurve në 9.208, ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht rezulton në 1.834.