A MUNDEN TË PËRDOREN ARMËT BËRTHAMORE! -Prof.Muhamet Borova

A MUNDEN TË PËRDOREN ARMËT BËRTHAMORE!
Disa udhëheqës sundojnë me shtetin,por janë robër të egoizmit! Bota nuk frikësohet aq shumë nga armët shkatëruese sa prej personava që urdhërojnë të përdoren ato armë! Asgjë në botë nuk i bën njerëzit aq të qetë sa raportet miqësore midis popujve! Yjet në tavanin qiellor shkëlqejnë me një bukuri magjepse, por ai shkëlqim nuk është asgjë në krahasim me paqën dhe lumturin midis shteteve dhe kombeve! Lufta është fara e zullumit, armët janë fara e asgjësimit! Nëse dikush thirret në përdorimin e armëve bërthamore atë e bën për tre arsye:1. për ta frikësuar botën 2. nëse nuk e bën për ta frikësuar botën, e bën për ta glorifikuar veten, 3.nëse nuk e bën për glorifikimin e vetes, atëherë e bën për të treguar se në botë ndodhë një ngjarje me rëndësi ku fati i njerëzimit varet nga ai që kanoset me armët bërthamore! Shpesh njerëzit e mëdhenj bëjnë edhe gabime të mëdha! Një gabim mund të jetë edhe probabiliteti për përdorimin e armëve rrënuese! Një burrë shteti i cili nuk dëshiron ti ndryshoj mendimet është fanatik i papërmirsueshëm, vlera e tij është sa një zero para njëshit!