Deputetja ukrainase ngre alarmin: Mariupoli po shndërrohet në një Aleppo të dytë

Deputetja ukrainase Maria Mezentseva, ka folur për tmerrin që po e përjetojnë gratë e këtij vendi nga ushtria ruse si, dhe për Mariupolin që sipas saj është bërë Aleppoja e dytë.

Ajo theksoi se nuk ekziston më ndonjë vend në Ukrainë që mund të cilësohet si i sigurtë.

“Por na pyesin, a jeni të sigurtë tani, ju them se siguria është përkohshme. Po ballafaqohemi me vështirësi dhe probleme të sigurisë dhe korridoret humanitare”, shtoi Mezentseva.

Megjithatë pranoi se mbi 7 mijë njerëz po shpëtohen çdo ditë në Ukrainë, duke shtuar se rreth 90 për qind e korridoreve për të cilat janë dakorduar dy palët – janë duke funksionuar.

Ajo gjithashtu ka folur për përvojat e grave ukrainase.

“Është një rast për të cilin është diskutuar shumë së fundmi, pasi është filmuar dhe proceduar tek zyra e kryeprokurorit dhe nuk mund të flasë për detajet – por janë skena të frikshme”, shtoi deputetja ukrainase.

“Një civil është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij në qytezën pranë Kievit. E gruaja e tij është përdhunuar nga disa ushtarë rusë para syve të fëmijëve. Është diçka e papranueshme dhe në fakt nuk do të duhej të flisnim publikisht për këtë, por ka shumë më shumë viktima sesa këtë që e përmenda”, shtoi Mezentseva.