Gjermania i ‘dhuron’ 1500 raketa anti-ajrore Ukrainës

Gjermania i ‘dhuron’ 1500 raketa anti-ajrore Ukrainës. Pajisjet luftarake gjermane kanë mbërritur në Ukrainë si mbështetje të forcave ushtarake kundër forcave ruse.

Mediat e huaja raportojnë se një dërgesë prej 1500 raketash anti-ajrore Strela dhe 100 mitraloza MG3 kanë mbërritur në Ukrainë nga Gjermania.

Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që Gjermania të ndryshojë politikën e saj historike për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit.

“Ne jemi një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në këtë situatë, kjo nuk na bën krenarë, por kjo është ajo që ne duhet të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën,” ka thënë ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.