
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden po zhvillon bisedime me dy ministra ukrainas në Poloni.
Ky është takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të tillë të nivelit të lartë që kur forcat ruse filluan sulmet në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të ketë takim midis Sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së, Lloyd Austin me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.
Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe do të takohet edhe me homologun e tij polak, Andrzej Duda.
Më vonë, pritet që ai të mbajë një fjalim të madh rreth luftës në Ukrainë, , raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Disa thonë se fakti që ministrat ukrainas po largohen nga vendi i tyre është një shenjë e besimit të tyre në rritje për mënyrën se si po shkon lufta me Rusinë.