
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve e fundit janë regjistruar 232 raste të reja me KOVID-19, nga 2787 analiza të kryera, tre pacientë ndërruan jetën ndërsa 221 u shëruan.
Deri më tani në vend janë kryer gjithësej 1.951.621 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 304.878, numri i të shëruarve është 293.700, numri i të vdekurve është 9.203 dhe numri i rasteve aktive është 1.975.