
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 322 raste të reja Covid-19, nga 2.246 testime të bëra, përcjell TV21. Ka vdekur 1 pacient, janë regjistruar 308 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe 5 viktima që ka ndërruar jetë në periudhën kohore prej 25.02.2022 deri 22.03.2022.
Numri i rasteve aktive është 1.972.