
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 275 teste ndërsa janë regjistruar 281 raste të reja me koronavirus. Prej tyre 48 janë ri-infektime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 285 pacientë.
Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur tre persona.
Që nga fillimi i pandemisë në RMV janë regjistruar 304 326 raste me KOVID-19, janë shëruar 293 171, ndërsa jetën e kanë humbur 9 191 persona.
Numri i rasteve aktive është 1 964.