
Në seancën e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është shqyrtuar situate aktuale epidemiologjike në vend dhe është diskutuar intensifikimi I fushatës së vaksinimit kundër COVID-19, përmes plasimit të informacioneve të besueshme shkencore nëpër rrjetet sociale dhe medait, sic thuhet, me qëllim të informimit adekuat dhe edukimit të opinionit për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave.
Përkundër situatës së qetë epidemiologjike, nga KSI-ja thonë se virusi vazhdon të mbetet I pranishëm, kurse vaksinimi është mënyra më e sigurtë për parandalimin e formës së rëndë të sëmundjeve, shtrimeve nëpër spitale dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit.
KSI-ja konform rreziqeve epidemiologjike, si dhe situatës nëpër vendet evropiane do të vazhdojë që me kujdes ta ndjek situatën aktuale dhe nëse ekzistojnë mundësitë do të propozojë relaksimin gradual të masave.