Euroambasadori, David Geer sot ka përsëritur mbështetjen e BE-së për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim. Ai sot i pyetur për anulimin e vizitës së ministres së Jashtme bullgare, Teodora Gençovska në Shkup, e cila ishte paralajmëruar për nëse, tha se BE dëshiron që sa më shpejtë të jetë e mundur të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
DAVID GEER, EUROAMBASADOR
Është e qartë se ne dëshirojmë të shohim hapje të negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ne i përshëndesim përpjekjet e Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e çështjeve bilaterale që ajo të ndodhë sa më shpejtë apo gjatë kryesimit francez”.
Ndërkohë, ministri i Vetëqeverisjes Lokale. Goran Milevski, i pyetur nëse anulimi i kësaj vizite do të reflektohet në raportet me Sofjen dhe negociatat për tejkalimin e çështjeve bilaterale, tha se ajo është pyetje për ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, por sipas tij çështjet e relacionit me Sofjen zhvillohen në drejtim të mirë.