ETIKA MJEKSORE!
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jeta nuk ka vazhdim të amshueshëm! E ka fillimin dhe fundin e saj! Qeniet biologjike kafshët “ luftojnë” për jetën e tyre, por atë e bëjnë më shumë instiktivisht! Njeriu për dallim nga kafshët e bën të njëjtën, por me vetëdije! Te njeriu është prezente hipohondria (frika nga sëmundja) kjo frikë e sjell edhe frikën nga tanatofobija (frikën nga vdekja) që është normale sepse jeta nuk ka reprizë! Kur bëhet fjalë për sëmundjet rol të madh luan etika e mjekëve! Personali shëndetsor sidomos te spitalet publike ndahen në dy grupe diametralisht të kundërt: kemi mjek shumë të kujdesshëm me empati të dukshme dhe mjek me sjellje arogante! Mjekët dhe motrat medicinale duhet të jenë në shërbimin e pacientëve, duhet ti presin me respekt dhe ashtu ti përcjellin! Nëse nuk e kryejnë punën me dashuri dhe ambicie, nuk janë të gjendje të japin ngrohtësi dhe dritë për pacientët! Ministria e shëndetsisë duhet të organizojë “simpozium” për sjelljen e personelit mjeksor të mjekëve dhe motrave medicinale për sjelljen etike të tyre, të kenë konsiderata për problemet dhe hallet e atyre që duhet të mjekohen! Mjeku i mirë i aktivizon hormonet e lumturisë te pacienti që jetës së tij i japin kuptim! Fjalët e mira dhe pranimi i mirë i një pacienti është “magjia”, me të cilën një mjek me empation mund ti japë vullnet pacientit për qetësi shpirtërore! Mjeku me sjelljen e ndershme, që një pacienti ja bën ditën e lumtur, e ka vlerën më të madhe e sa mendon!