“Përparimi rus ka ngecur”/ Ushtria e Ukrainës: Forcat ushtarake ruse kanë furnizime edhe për tri ditë

“Forcat ruse kanë vetëm për tre ditë karburant, ushqim dhe municione të tjera për të kryer luftën”, ka njoftuar ushtria ukrainase.

Ndërkohë zyrtarët perëndimorë ndonëse i cilësuan si të besueshme këto deklarata theksuan se nuk ishin në gjendje ta vërtetonin.

Sipas raportit të bërë të ditur nga Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura ukrainase , përparimi rus kishte ngecur.

“Dështimi në zinxhirin logjistik ka qenë nja nga arsyet që forcuar ruse nuk kanë qenë aq efektivë”, thuhet në raport , shkruan The Guardian.