Në 114 objekte nuk është respektuar vendimi për 0% TVSH

Gjatë dy ditëve të kaluara janë kryer kontrolle nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) për të parë se a po zbatohet vendimi për lirim nga TVSH-ja për produktet ushqimore bazë.

Në territorin e Maqedonisë janë kryer 611 kontrolle dhe janë konstatuar 114 parregullsi, theksojnë nga DAP.

Në territorin rajonal të Shkupit nga 136 kontrolle 13 janë konstatuar me parregullsi, në Manastir nga 120 në 31 ka pasur parregullsi, në Prilep nga 93 kontrrolle 22 janë me parregullsi, në Strumicë nga 85, 10 janë me parregullsi, në Tetovë nga 78, 26 janë me parregullsi, në Sthip nga 99 vetëm 2 janë me parregullsi.