
Varësisht nga prodhuesit dhe sa litra do të jetë vaji i vendosur në shishe, çmimi i vajit për gatim pritet të shëtit maksimalisht deri 110 denarë. Këtë e tha drejtorja e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.
“Për momentin çmimi i vajit formohet në bazë të vendimit që e mori qeveria ku shitja me pakisë është e njëjtë me çmimin e shitjes me shumicë”, sqaroi Simeska Dimoska.
Siç theksoi ajo, çmimi i vajit nuk do të jetë më shumë se tani dhe maksimalisht do të shitet deri në 110 denarë.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut hoqi TVSH-në për ushqimet bazë ushqimore duke përfshirë edhe vajin për gatim.