Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës sot protestuan para qeverisë dhe kërkuan harmonizimin e pagave në sektorin e arsimit dhe të policisë me vlerën e pagës minimale.
Sindikata e Policisë kërkon vlera e pikëve nga 27 denarë të rritet në 62 denarë. Orce Kocevski nga kjo sindikatë tha se edhe pse i kanë dërguar kërkesat në qeveri për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen policët, ministri, siç tha ai, vazhdon të injorojë.
Nga SASHK theksuan problemin e mosharmonizimit të pagës në sektorin e arsimit dhe paralajmëruan se do të ketë protesta më të mëdha.
“Sot në qeveria ka shumë mësimdhënës që janë revoltuar për shkak të pagës dhe mënyrës se si bëhet përllogaritja e pagës. Nëse në shtet paga minimale është 18 mijë denarë, u bëjmë thirrje që edhe mësimdhënësit të marrin pagë të dinjitetshme”, tha Tomisllav Gievski nga SASHK.