Po bëhen gati një muaj nga fillimi i luftimeve në Ukrainë dhe gjatë kësaj periudhe jetën kanë humbur mbi 14 mijë ushtarë rusë.
Siç raporton CNN, të dhënat e zyrtarëve ukrainasë tregojnë se deri tani janë vrarë 14.200 ushtarë dhe ushtarakë rusë të rangjeve të ndryshme.
I njëjti televizion raporton edhe për të dhënat e fundit të shërbimit sekret britanik, që tregojnë se ushtarët rusë në Ukrainë po përballen me vështirësi të shumta, siç janë edhe mungesa e ushqimit dhe derivateve.
Gjatë kohë përflitet se ushtria ruse është në gjendje të mjerueshme dhe terrorizohet nga aparatura e sigurisë së shtetit që e sheh si kërcënim ndaj pushtetit të Putin që vjen nga kjo inteligjenca. Sipas raporteve Kremlini i Putin e konsideron një ushtri ruse të fortë si një mjet për ta rrëzuar nga pushteti dhe ka krijuar forca paralele jashtë komandës së tyre për të ruajtur pushtetin.
Ndërkohë është paraqitur një xhirim ka dalë nga ushtarët rus që ranë në pritë ukrainasve në fillimet e ofensivës ruse diku afër kryeqytetit ukrainas, Kiev. Nuk dihet se nga ka rrjedhur ky xhirim i kamerës së helmetës së ushtarit rus vet, apo ishte zënë nga ushtarët ukrainas që e kanë lëshuar pas ballafaqimit.Ishte raportuar se ishin trupat elitare parashutiste ruse dhe të Rosgvardia që ishin hedhur të parët në sulm dhe e kishin pësuar keq në ditët e para pas dështimeve operacionale.
Që në ditën e dytë ishin eliminuar 300 nga trupat elite VDV, parashutistë elitë në aeroportin e Hostomel në përballje me njësitet speciale Alpha të ushtrisë ukrainase. Njëjtë e kishin pësuar njësitet elite çeçene që ishin lëshuar si avangardë para forcës kryesore që përparonte pas tyre.
Ishte raportuar dje nga Bellincat se gjenerali Roman Gavrilov, komandant i Rosgvardia ishte arrestuar nga agjencia e inteligjencës së Rusisë, FSB, për shkaqe që nuk janë të qarta, por siç ishte mësuar se bëhet fjalë për ‘rrjedhje informacioni që qoi tek humbjet e jetës’ derisa një tjetër tha se ishte ‘harxhimet e tepruara të derivateve’.
Rosgvardia nuk është nën komandën e ushtrisë ruse por direkt të ministrisë së brendshme ruse, nën kontrollin e Putin, dhe ka detyrë si forcë elite të ruaj vet presidentin rus dhe asetet e shtetit rus.