Zelensky kritikon liderët perëndimor derisa mban fjalim në Parlamentin gjerman: Ju intereson vetëm ekonomia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kritikuar ashpër liderët perëndimor, derisa po i adresohej parlamentit gjerman.

Ai tha se derisa forcat ruse ishin mbledhur përgjatë kufirit me Ukrainën para pushtimit, liderët perëndimor vepruan me vonesë dhe nuk shkuan aq larg për ta përzënë Rusinë, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka që ju interesonte ishte ekonomia”, tha Zelensky.

Ai u shpreh mjaft kritik dhe ka dilemë nëse Ukraina do t’i bashkohet aleancës ushtarake NATO – duke theksuar se “nuk ka vend në këtë tavolinë për ta”.

Sipas tij, ekziston “një mur” në Evropë mes lirisë dhe mungesës së lirisë.

Ndërkaq, Gjermania më herët ishte kritikuar për reagim të vonshëm dhe hezitim, për masat më të ashpra kundër Rusisë.