Ministria e Shëndetësisë bën me dije, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik se në 24 orët e fundit:
Janë kryer 2.290 analiza dhe janë regjistruar 324 raste të reja me KOVID-19: Shkup – 207, Manastir – 19, Prilep – 17, Ohër – 13, Kumanovë – 11, Kavadar – 9, Tetovë dhe Veles – nga 6, Negotinë – 5. , Kërçova dhe Gjevgjelia – nga 4, Gostivari, Strumicë, Koçani, Vinica dhe Kratovë – nga 3, Struga dhe Kriva Pallanka – nga 2, Resnja, Radovishi, Vallandova dhe Pehçeva – nga 1.
Nga numri total i pozitivëve (324), janë regjistruar 49 riinfeksione.
287 të shëruar janë regjistruar nga: Shkupi 175, Manastiri 24, Velesi 18, Prilepi 16, Kavadari 9, Kumanova 8, Gostivari 6, Ohri, Strumica dhe Koçani 4, Tetova dhe Negotina 3. Kërçova, Gjevgjelia, Vinica, Struga dhe Resnja – nga 2, Kratovë, Kriva Pallanka dhe Shtip – nga 1.
Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një person i vdekur: nga Velesi (70), i cili ka ndërruar jetë në spital.
Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin, janë raportuar edhe dy persona të vdekur nga Kërçova (75) dhe Resnja (83). Të vdekurit janë raportuar në periudhën prej datës 04.03. dhe 05.03.2022. Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në shtëpi.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve të regjistruara (3), sëmundjet shoqëruese janë regjistruar te të gjithë personat.