Më së voni deri më 17 mars pritet ulja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi se deklaroi se pas uljes së çmimit të karburanteve, më së voni deri më 17 mars pritet të ketë korrigjime edhe në çmimet e produkteve ushqimore bazë, përcjell TV21. Ministri theksoi se ulja e çmimit të produkteve bazë pritet pasi që aparatet për llogari të përshtaten me ndryshimet ligjore për lartësinë e akcizës dhe normën e TVSH-së që të premten morën dritën jeshile në Kuvend.

“Sa i përket pjesës së naftës dhe derivateve të naftës më vetëm se ka hyrë në funksion, tash në bazë ditore do të ketë ndryshim që çmimit, varësisht nga lëvizja e berzës. Sa i përket ndryshimeve të TVSH-së për produktet ushqimore, ajo do të hyj në fuqi më së voni me 17 të këtij muaji”, tha mes tjerash Bekteshi.