Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shkaktuar rritje të pakontrollueshme të çmimit të naftës dhe ushqimit, duke dëmtuar edhe më shumë vendet që po vuajnë për t’u rikuperuar nga pandemia. Organizata multilaterale duhet të ofrojnë financim për të ndihmuar këto ekonomi që po përballën me goditje të ndryshme, të mbështesin norma dhe rregulla që parandalojnë spekulimin e tregjeve kryesore
Është e vështirë të shohësh ndonjë fitues në një luftë që po vazhdon dhe është shkaktuar me pushtimin irracional dhe shkatërrues të Ukrainës nga Rusia. Por, humbësit shtrihen shumë më larg se njerëzit e Ukrainës, të cilët janë nën sulm, dhe njerëzve të Rusisë të cilët nuk e zgjodhën këtë luftë, e që tani duhet të durojnë një ekonomi që po shkatërrohet nga sanksionet tregtare dhe financiare ndaj tyre. Ndikimi ekonomik i konfliktit po ndihet në tërë botën, përfshirë shumë vende të zhvilluara që tashmë po luftojnë që të rikuperohen nga pandemia Covid-19.
Shqetësimi i parë ishte ndikimi në çmimet e derivateve të naftës. Çmimi i naftës së papërpunuar në Brent u rrit për 20 për qind kohëve të fundit, më shumë se 139 dollarë për barel, çmimi më i lartë që nga 2008-ta – ndoshta si kundërpërgjigje për lajmin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre në Europë po diskutonin mundësinë për të ndaluar importet e naftës ruse, e cila ishte e përjashtuar nga sanksionet perëndimore. (më 8 mars, SHBA lajmëroi një ndalim të importeve të produkteve për energji nga Rusia, teksa Mbretëria e Bashkuar u zotua se do të largojë me faza importet e gazit dhe naftës ruse deri në fund të 2022).
Por, çmimet globale të energjisë tashmë janë në rritje, pas një periudhe dramatike të paqëndrueshmërisë së tyre gjatë pandemisë. Çmimi i naftës së papërpunuar në Brent, i cili ra më pak se 9 dollarë në barel në prill 2020 në kulmin e valës së parë të pandemisë, u rrit për mbi 90 dollarë për barel në janarin e vitit 2022. Prej asaj kohe, me luftën e Ukrainës, bëri presion që çmimet e naftës dhe gazit të rritën përsëri.
Mediat perëndimore kanë folur për një rritje të madhe të çmimit të energjisë në Europë, e cila mbështetet shumë në importet e gazit natyror nga Rusia. Por, shumica e vendeve importuese në botë të naftës dhe gazit janë shumë të varfër. Shumica e këtyre vendeve nuk ishin në gjendje të kishin një përgjigje fiskale edhe ndaj pandemisë në krahasim me shtete si SHBA dhe vende tjera me ekonomi të avancuar dhe që nga atëherë kanë pasur rikuperime të dobëta duke shkaktuar papunësi. Rritja e fundit e çmimit të naftës është një goditje që ata nuk mund ta përballojnë, pasi që ka të ngjarë të përjetojnë probleme me bilancin e pagesave dhe presioneve të brendshme të inflacionit që vështirë është të luftohet tani në kontekstin aktual të pasigurisë.
Natyrisht, presionet shtesë të inflacionit nga lufta në Ukrainë po ashtu janë një sfidë e komplikuar edhe për politikbërësit në vendet e pasura të Perëndimit, në trajtimin e rritjes së çmimeve, pa shkaktuar një ulje të vështirë ekonomike. Nafta është një ndër mallrat më të kërkuara në univers, e cila ndikon në koston e mallrave dhe shërbimeve, si dhe në kostot e transportit, në mënyra të shumta.
Rritja e çmimit të naftës është një nxitës kuptimplotë që shtynë drejt inflacionit edhe kur gjërat janë në rregull. Por, inflacioni në vendet e pasura tashmë ishte në nivelet që thuajse të gjithë i kishin harruar. Politikbërësit më sa duket marrin në konsideratë armët më të thjeshta kundër inflacionit, duke bërë rritje të normave të interesit dhe duke shtrënguar likuiditetin, e cila gjë bënë pak në adresimin e kostos dhe në të vërtetë mund të shkaktojnë rënie reale ekonomike.
Por, sfidat janë akoma më të mëdha në botën në zhvillim, duke bërë që politikbërësit të kenë shumë pak hapësirë për të vepruar. Rritja dramatike e çmimeve të naftës kohëve të fundit ndikon më se shumti të vendet që e importojnë atë direkt, dhe kjo shkakton rritjen e të gjitha çmimeve të transportit.
Tragjedia që po ndodh në Ukrainë po ashtu do të bëjë rritjen globale të ushqimeve, duke krijuar edhe më shumë dhimbje tek vendet në zhvillim ku uria tashmë është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë. Para lufte, Ukraina ishte vendi i pestë në botë si eksportuesi më i madh i grurit dhe po ashtu ekspertuesi kryesor i elbit, misrit, farave të rrapit dhe vajit të lulediellit. Çmimet e këtyre mallrave në tregun global patën një rritje të madhe, duke shtuar rritjen e çmimit të grurit në përgjithësi.
Tani ekziston edhe një rrezik tjetër: Investitorët financiar të cilët kishin vënë baste në tregjet spekulative të aseteve do të duhet të gjejnë vende të tjera për të lënë paranë e tyre, e ardhmja e ushqimit mund të jetë destinacioni i tyre. Në pesë ditët e para të marsit, çmimi i grurit në Tregun e Chicago Board u rrit për 40 për qind, duke shkaktuar një rekord pasi që kjo është rritja më e madhe e tij prej vitit 1959.
Prodhimi i bimëve në vendet në zhvillim mund të goditet gjithashtu nga mungesa e plehrave. Rusia, është eksportuesi më i madh i grurit, po ashtu edhe prodhuesi kryesor i plehrave dhe ndalimi i këtyre eksporteve do të bëje që çmimet e ushqimit të rritën edhe më shumë.
Ne kemi parë pjesë të këtij filmi edhe më parë në kohëra paqësore, pak para krizës globale financiare, edhe atëherë ishte një tregim i errët dhe depresiv. Krizat në ushqim, që rezultoi nga spekulimet e tregut financiar më 2007-08, bëri që të këtë një rritje të madhe të urisë dhe shkatërroi jetën e qindra milionë njerëzve në vendet në zhvillim. Ajo krizë ndodhi pavarësisht se kërkesa globale për produktet ushqimore nuk ndaloi kurrë. Por, tani, reduktimet e vërteta globale me ushqim janë të paevitueshme, çmimi i gazit do të rritet dhe do të jetë afatgjatë. Nëse presion spekulativ rritet, tashmë ekonomitë fraxhile do të dëmtohen edhe më shumë.
Nuk do të jetë befasi që G7 (rekordi i fundit i të cilëve si lider të vetë emëruar të ekonomisë globale vështirë dallohet) nuk po shpreh ndonjë shqetësim për këtë rreziqe reale dhe urgjente. Por, organizata multilaterale sigurisht do të rritën në këtë kohë krizë, s’e paku duke ofruar financime kompensuese për të ndihmuar vendet në zhvillim me rritje të pakontrollueshme çmimesh, duke ju sugjeruar rregullore për të parandaluar spekulimet tregtare.
Pa një përpjekje të tillë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të shkaktojë edhe më shumë dëme në ekonominë globale – e ku vendet e varfra do të goditen më së shumti.
Autore: JAYATI GHOSH
Shkruan për Project Syndicate prej vitit 2018
Jayati Ghosh, sekretare ekzekutive në “International Development Economics Associates”, është profesorë e ekonomisë në Universitetin Massachusetts Amherst dhe anëtare e Komisionit të Pavarur për Reforma të Taksave të Korporatave Ndërkombëtare.