Rusia intensifikon sulmet, edhe 9 viktima në Mykolaiv të Ukrainës

Nëntë persona janë vrarë në një bombardim rus pranë Mykolaiv, në jug të Ukrainës, njoftoi të dielën administrata rajonale e qytetit.

Mykolaiv është një qytet strategjik jugor që i ka rezistuar pushtimit rus dhe ka penguar një lëvizje të dukshme ruse drejt portit kryesor të Odesës në perëndim, shkruan CNN.

Raportet nga zona thonë se ka pasur granatime të forta në veri të qytetit rreth Bashtanka.

Në vetë qytetin, administrata rajonale tha se një sulm ajror kishte shkatërruar një punishte, por nuk kishte shkaktuar viktima.