Qeveria: Qytetarët po blejnë karburant me çmim më të lirë, masat po japin rezultate

Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut thonë se 26 masat anti-krizë në vlrë të 400 milionë eruove tashmë po japin rezultat. Nga ekzekutivi thonë se si rrejdhojë qytetarët sot mund të blejnë derivate më të lira të naftës.

“Aplikimi i masave kundër krizës ka sjellë ulje të çmimit të derivateve dhe me këtë, benzina BS-95 është ulur për 6,5 denarë, ndërsa dizeli për 9 denarë. Në përputhje me uljen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës, ka rënë edhe çmimi i karburanteve të tjera”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.