
Seanca parlamentare për masat e reja të Qeverisë do të mbahet nesër në ora 15.00.
Shërbimet e Kuvendit për momentin punojnë për përgatitjen e seancës ku do duhet të shqyrtohen dhe miratohen dy ligjet e qeverisë për uljen e akcizës së karburanteve dhe TVSH-së.
Së shpejti kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do ta caktojë seancën edhe publikisht dhe do të publikohet edhe në web faqen e Kuvendit.