
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 370 raste të reja me KOVID-19, 391 të shëruar dhe tre të vdekur, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
Nga numri total i rasteve pozitive (370), janë regjistruar 51 riinfeksione.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.904.443 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 299.419, numri i të shëruarve është 287.518, numri i të vdekurve është 9.075 dhe numri i rasteve aktive është 2.826.