
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë dhënë përditësime të rregullta mbi humbjet e forcave ruse gjatë konfliktit dhjetë-ditor.
E fundit, prej datës 24 shkurt deri më 5 mars, thotë se rreth 10,000 trupa ruse janë vrarë në luftën me Ukrainën, shumë më tepër se 498 të konfirmuara nga Moska, shkruan Skynews.
Ukraina vlerëson se humbjet ruse përfshijnë gjithashtu:
269 tanke
105 sisteme artilerie
39 avionë
40 helikopterë
409 automjete