Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 389 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 2.624 testimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 749 të shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 7 viktima.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 8 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 19.02. deri 26.02.2022 transmeton TV21.
Raste aktive në vend janë 2.857.